Quantcast
Channel: Lezha Online » Sali Berisha
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Berisha takon Ramen per Presidentit

$
0
0
Berisha takon Ramen per Presidentit

Berisha takon Ramen per Presidentit

Kryeministri Sali Berisha, në emër të Partisë Demokratike dhe kreu i opozitës, Edi Rama, si përfaqësues i Partisë Socialiste, do të takohen sot në mbrëmje me qëllimin e gjetjes së konsensusit për emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Takimi i shumëfolur dhe i shumëpritur, më në fund është vendosur me të gjitha modalitetet dhe mësohet se një kontribut të veçantë në të kanë ndërkombëtarët dhe aleatët e PD-së në qeverisje.

Berisha takon Ramen per Presidentit

Burimet bëjnë të ditur se ndonëse aleatët e Kryeministrit Berisha, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi prej kohësh i kanë kërkuar bashkëpunëtorit të zhvillojë takimin me Ramën, “dorëzimi” i kreut të PD-së ka ardhur si rezultat i ndërhyrjes së ambasadorit të Komisionit Europian në Shqipëri, Etore Sequi. Burimet bëjnë të ditur se Sequi është vënë në lëvizje për të mundësuar këtë takim të shumëdiskutuar, nisur dhe nga letra ultimative e ardhur nga komisioneri Stefan Fule, i cili ju kërkonte palëve politike që të gjenin sa më shpejt të ishte e mundur konsensusin për president, në mënyrë që përpara datës 7 qershor ai të ishte zgjedhur.

Ky paralajmërim i qartë nga Brukseli duket se ka detyruar Kryeministrin Berisha t’i dërgojë ftesë kryetarit të opozitës, Edi Rama, për t’i kërkuar një takim sot, ftesë e cila është pranuar menjëherë. Burimet bëjnë të ditur se dy ditë më parë, Astrit Patozi, si kryetar i grupit parlamentar të PD-së dhe Gramoz Ruçi nga PS kanë shërbyer si interlokutorë mes palëve, për të vendosur modalitetet finale të takimit. Ata mësohet se do të jenë në krahë të Ramës dhe Berishës në këtë takim.

Edi Rama
Kryetari i PS-së, Edi Rama, është i qartë në lidhje me atë çfarë do t’i kërkojë Kryeministrit Berisha në këtë takim. Në një intervistë për “Top Channel” një ditë përpara takimit, kryesocialisti thekson se pasi të përcaktohen modalitetet, PS është e hapur për të diskutuar dhe një emër për president me kreun e mazhorancës. Por ai thekson në mënyrë të qartë se PS nuk do ta pranojë kandidatin e zgjedhur nga mazhoranca, Xhezair Zaganjori. “Pritshmëria jonë është që përmes dialogut dhe konsultimit të mund të dakordësojmë për modalitetet dhe padyshim, edhe për një emër të përshtatshëm, i cili duhet të jetë emri i një personaliteti publik, që të mos jetë noter partiak, as i PD dhe as i PS”, thekson Rama. Ai shtoi se nuk duhej bërë gabimi i vitit 2007, ku shumë emra u diskutuan por nuk u konsideruan. Nga ana tjetër, Rama theksoi se në tryezën e sotme, me Berishën do të diskutohej vetëm për çështjen e presidentit, duke theksuar gjithashtu se pikat e tjera që ishin vendosur si kushte nga ana e PS do të diskutoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Sali Berisha
Qëndrimi i Kryeministrit Sali Berisha në tryezën e sotme pritet të përcaktojë nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet në datë 4 qershor, apo zgjedhja e tij do të shkojë drejt një raundi kur mazhoranca e vetme mund të arrijë ta zgjedhë kreun e shtetit. Nuk dihet ende nëse Kryeministri Berisha do t’i qëndrojë kandidaturës së Zaganjorit, apo në emër të kompromisit do të pranoj një kandidaturë që do të vijë nga PS.

Qëndrimet
Këto javët e fundit, Kryeministri Berisha ka ndryshuar dy qëndrime. Qëndrimi i parë ka të bëjë me heqjen dorë nga kandidati i PD-së për president dhe i dyti lidhet me takimin me Ramën, për të cilin kishte deklaruar se nuk do ta takonte përballë.

“Dorëzimi” i kreut të PD-së ka ardhur si rezultat i ndërhyrjes së ambasadorit të Komisionit Europian në Shqipëri, Etore Sequi.

“Pritshmëria jonë është që përmes dialogut dhe konsultimit të mund të dakordësojmë për modalitetet dhe padyshim, edhe për një emër të përshtatshëm”. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Latest Images

Trending Articles